Shqiptarja që sulmoi pak ditë më parë dy gra myslimane, njëra me fëmijë në krahë, në rrugën Brooklyn në SHBA, përballet me akuza që përfshijnë sulme, kërcënime dhe rrezikimin e mirëqenies së një fëmije, kanë thënë autoritetet amerikane.

Emirjeta Xhelili, sulmoi një grua me një fëmijë 15 muajsh duke e goditur me grusht në kokë, ndërsa një tjetër që ecte në rrugë, e ka shtyrë në tokë dhe u mundua ta zhvishte nga mbulesa fetare. Ajo mësohet të këtë bërtitur: “Zhdukuni nga Amerika k*rva. Ju nuk mund të jeni ndryshe nga ne”.

Sipas Daily News New York, shqiptarja 32-vjeçare është një mbështetëse e Trump, duke u nisur nga postimet e saj në mediat sociale. Sipas tyre, shqiptarja thotë se do gëzohej sikur Amerika të udhëhiqej nga Trump dhe se për të ai konsiderohet si një shpëtimtar.

Sakaq, zyra e Prokurorit e Qarkut Brooklyn e ka përshkruar incidentin si një krim të urrejtjes. Avokati i saj ka thënë se klientja e tij nuk ka arrestime të meparshme. Xhelili u urdhërua që të vendoste si garanci 50,000 dollarë letra me vlerë ose 25.000 dollarë në cash.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb