Edon Zhegrova zhvilloi një vit mjaft pozitiv me Lille, teksa ia doli që të tregojë veten, duke shënuar dhe duke asistuar në ndeshje mjaft të rëndësishme.
Sulmuesi shqiptar u përfshi në formacionin e vitit të Ligue 1, 11-she e përzgjedhur nga tifozët francezë për sondazhin e gazetës L’Equipe.
Në shumë takime të këtij viti, Zhegrova është shpallur edhe “njeriu i ndeshjes”, duke marrë vlerësime maksimale edhe në notë. Në sezonin 2024-2025, ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist.
(J.S/BalkanWeb)