Artur Zheji i ftuar mbrëmjen e së premtes në Oktapodin e Turjan Hyskës ka folur për “përplasjen” me kolegun e tij Mentor Kikia, pas deklaratave të tij mbi videot e ministrave.

Zheji e cilësoi skandalin e përgjimeve të vërtetë. Sipas tij vetë kryepolici Cako pranoi se pajisja është vënë në punë me Gjutajt. “Kështu ky pushtet e goditi fort sistemin e drejtësisë, kjo solli që kryepolici të vijë përsëri në detyrë, sepse gjyqtarët që gjykuan çështjen Cako, u frikësuan nga sulmet politike”, tha ai. Me këtë skandal sipas Zhejit duhet të bjerë kjo qeveri.

Ndërkohë Zheji foli edhe për Reformën në Drejtësi. Ai e quajti Vetingun një akt kërcënues për gjyqtarët dhe juristët. Sipas tij Rama po kërkon që të këtë në dorë pushtetin e drejtësisë për 15 vite të tjera dhe do e përdorë atë si pistoletë për të vrarë kundërshtarët. Ndër të tjera Zheji etiketoi treshen Rama-Tahiri-Cako si një treshe e tmerrshme dhe po mundohen të fshijnë gjurmët nga skandali i përgjimeve.

Rolin e Metës në këtë çështje, ai e quajti si pjesën më racionale të koalicionit, por që gjithsesi nuk e përjashton atë nga përgjegjësitë.

“Meta nuk foli për përgjimet, apo sulmin mbi gjykatat, dhe kjo do të përkthente në një kosto politike për të”, përfundoi ai.

Ndërkohë analisti Zheji u ndal edhe tek debati i tij me z. Kikia, duke u shprehur: “Lexova gabimisht sms nga miopia ime. I kam kërkuar falje Mentorit. Por që nuk ishte e qëllimshme”.

Në lidhje me debatin me Kastriot Myftarajn Zheji përgjigjet. “Kafka kish shkruar plot… Sikur nuk isha djali i babait, sikur gjyshi ia përkthente babait dhe ai nuk dinte. Me çfarë thoshte të vinte ta merrje me shpulla”.

Ndërkohë ai flet edhe për telefonatën live tek Cani, ku shprehet se nuk ka sharë Myftarajn, por që “mos ia ** robt kësaj pune”. Ai bën edhe një koment për Fatos Nanon ku e cilëson si interesante nëse ish-kryeministri do të rikthehej në politike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: