Bayer Leverkusen është e vetmja skuadër gjermane që kalon më tej në fazën me eleminim direkt. Pas suksesit 2-0 ndaj Spartës së Pragës, “aspirinat” e Xabi Alonsos kualifikohen mes 8 më të mirave, pasi e mbyllën fazën e ligës në vendin e 6 me 16 pikë. Ndaj Spartës së Qazim Laçit, që e nisi sfidën si titullar, kampionët gjermanë nuk e patën të vështirë teksa siguruan suksesin 2-0, me nga një gol në çdo pjesë, realizuar nga Wirtz dhe Tella.
Qazim Laçi u aktiviuzua në këtë sfidë për 85 minuta dhe zhvilloi një performancë mjaft të mirë, i vlerësuar nga Sofascore me notën 7.6, ndërsa Xhaka për vendasit ishte ndër më të dalluarit në lojë i vlerësuar me notën 7.8.
Fitore shumë të thjeshtë arriti edhe Bayerni i Mynihut. Të besuarit e Vincent Kompany mposhtën 3-1 sllovakët e Slovan Bratislavës. Muller zhbllokoi shifrat në pjesën e parë që në minutën e 8 duke krijuar iluzionin se në Allinaz Arena do të kishte goleadë. Megjithatë bavarezët nuk do të shpenzonin shumë energji, teksa shënuan edhe dy herë të tjera me Kane e Coman. Toliç realizoi në fund golin e nderit për miqtë. Bayern kualifikohet në këtë mënyrë në fazën e Play Off, aty ku do të gjejë njërën prej Manchester City ose Celtic, ku shanset janë edhe të një përballje me ish teknikun e gjermanëve Pep Guardiola në një finale të parakohshme me Cityn.
Fitore arriti edhe Borussia e Dortmundit, e cila mposhti 3-1 ukrainasit e Shakhtar Donjetsk. Guirassy ishte protagonis në pjesën e parë duke realizuar një dopietë. Marlon Gomez rihapi sfidën për miqtë me fillimin e pjesës së dytë, por Bensebaini mbylli llogaritë duke realizuar golin e 3 për vendasit. Dortmund e mbylli fazën e ligës në vendin e 10, dhe nëshortin e së premtes do të peshkojë njërën prej Club Brugge ose Sporting Lisbona.