Flamurtari ka barazuar 1-1 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë e Parë.
Një hap fals për skuadrën e Agostinelit në transfertën e Fierit, pasi tashmë janë katër pikë larg Vorës kryesuese dhe dy ndaj Besës së vendit të dytë.
Sfida filloi rreth 20 minuta me vonesë, për shkak të mungesës së ambulancës. Pjesa e parë në Fier u mbyll me avantazhin 1-0 të vendasve. Maksuti ishte autori i golit.
Në të dytën Flamurtari ia doli të dërgojë topin në rrjetë me Selimin. Kështu u vulos dhe rezultati përfundimtar, ndërsa miqtë kishin pretendime për penallti të padhënë nga Lata në minutën e 92-të.
Vlonjatët tashmë ndodhen në vendin e tretë, teksa fierakët mbajnë vendin e nëntë.