Një surprizë ka qenë mbrëmjen e sotme fitorja e Lyon kundër Manchester Cityt  në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 1-2. Për Lyon shënuan në pjesën e parë për Lyon Cornet (26) dhe Fekir (43), kurse për City’n shënoi Bernardo Silva në minutën e 66’të

Pjesa e parë foli më shumë për francezët, të cilët në minutën e 26’të arrijnë  tek goli i parë nëpërmjet Cornet. Pas një kundërsulmi, Lyon shënon edhe golin e dytë në minutën e 43, kësaj radhe me Fekir.

Në pjesën e dytë City filloi që të sulmoi me të gjitha forcat dhe arriti që ta ngushtoi rezultatin në minutën e 66’të te ndeshjes me Bernardo Silva. Pas kësaj humbje, City gjendet në vendin e fundit me zero pikë ndërkaq grupi kryesohet nga Lyon më 3 pikë kurse në vendin e dytë dhe të tretë gjendet Hoffenhaim dhe Shakhtar.

(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb