Zhgënjimi është i madh në shtëpinë e Brazilit, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës. Në këto kushte, drejtuesit kanë humbur besimin te trajneri Dorival, i cili mund të largohet nga drejtimi i skuadrës.

Federata dëshiron Carlo Ancelottin në pankinë dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, synohet një takim me teknikun në fjalë (Brazili e ka kërkuar edhe më parë).

Vështirë të ketë të reja në këtë periudhë, pasi Ancelotti nuk do largohet nga Real Madrid, pa përfunduar sezoni. Të presim e të shohim, si do shkojnë gjërat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb