Në çerekfinalet e Champions League kaluan një spanjolle, një portugeze, një holandeze, një “Zonjë e Vjetër” nga Italia dhe 4 britanike. Për herë të parë në 9 vitet e fundit në këtë fazë nuk kaloi asnjë skuadër madrilene. Reali dhe Atletico dështuan për të vijuar rrugëtimin që i dërgonte pikërisht në kryeqytetin Spanjoll, aty ku do të zhvillohet dhe finalja këtë sezon.

Real Madrid
Real Madrid

Reali u befasua nga “vogëlushët” e Ajax ndërsa Atletico nuk arriti të ruante një avantazh të pastër 2-0, i përmbysi i vetëm C.Ronaldo. Që nga viti 2010 dy ekipet e Madridit kanë kaluar minimalisht në fazën çerekfinale, këtë herë u eliminuan të dyja.

Madridi është një qytet që i sjell fat ekipeve italiane, për herë të fundit ishte Inter që triumfoi në Madrid duke mposhtur në finale Bayern Munich. Juventus shpreson shumë që të ketë të njëjtin fat si rivalët e tyre, fundja kanë në dispozicion një lojtarë si C.Ronaldo i cili në Madrid ka shkruar një histori triumfi që do të kujtohet ndër breza.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb