Kroacia zhgënjeu në këtë kampionat europian, duke mos kaluar dot fazën e grupeve. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, kjo kombëtare do të vijojë bashkëpunimin me trajnerin Zlatko Dalic. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustic.

“Ai është trajner dhe do të mbetet në krye të kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart me njëri-tjetrin”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb