Tekniku i Belgjikës, Tedesco u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 1-0 ndaj Francës, rezultat ky që i solli eliminimin nga Europiani “djajve të kuq”.

“U eliminuam për gol në minutën e 85-të, është e vështirë të japësh një gjykim të përgjithshëm dhe të bëjmë tani një analizë se si ishte Kampionati ynë Evropian. Ne do të analizojmë gjithçka që ndodhi dhe më pas do të shohim në javët e ardhshme. Do të ishte shumë e lehtë për të fajësuar gjithmonë arbitrin ose VAR-in.

Me Rumaninë dhe Sllovakinë e mbanin presionin lart, me Ukrainën njësoj edhe nëse në këtë rast lojtarët do ta dinin se me një gol do të eliminoheshin. Të mendosh se Lukaku do të kthehet në shtëpi pa gol është mëkat”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb