Interpelanca e sotme e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja është kthyer në debat mes tij dhe deputetes së opozitës Ina Zhupa. Ndërsa mungoi sqarimi për ndërtimet në Butrint, raportet e UNESCO-s u lexuan në dy mënyra, siç edhe pritshmëritë për menaxhimin.

Kjo e fundit e kishte kërkuar interpelancën për të sqaruar çështjen e ndërhyrjeve në Butrint dhe raporteve të UNESCO-s mbi planin e menaxhimit dhe fragmentarizimin e kundërshtuar nga Komiteti Botëror i Trashëgimisë. E para e mori fjalën Zhupa që pyeti për ndërtimet:

“Zoti Gonxhe e quani zbatim të rekomandimeve të UNESCO kur me leje dhe me propozim të Mirela Kumbaros e Elva Margaritit kjo është gjendja e zonës tampon, zonës së mbrojtur, në butrint, kjo është pika e vogël e Mirela Kumbaros që flitet në raportin e Unescos”.
Duke i kujtuar kohën kur si punonjës i Ministrisë 20 vite më parë e ka futur në mbrojtje zonën ku sot po ndërtohet, Zhupa pyeti:
Dhe ju sot si minsitër i Kulturës do të vazhdoni këtë model që injoron Unescon, këtë model që ndërton në zonat e mbrojtura?

Në fjalën e tij, Ministri Gonxhja tha se hartat që kërkon UNESCO janë dorëzuar dy muaj më parë, por pas shkrimit të raportit që i kërkonte ato. Në anën tjetër, ai nuk dha një përgjigje për çështjen e ndërtimeve por foli për vizionin e qeverisë.
“Asnjëherë bardh e zi, është një raport që ka momente që ngjall diskutime e ndonjëherë edhe pikëpyetje. Është një përshendetje për punën e bërë. Qeveria jonë ka shprehur ambicien për transformimin e Butrintit në një qendër ekselence në administrimin e promovimin e pasurisë kulturore kombëtare dhe shëndërrimin e tij në një motor zhvillimi”, tha Gonxhja.

Më shumë se sa sqarime mbi ndërhyrjet, interpelenaca përfundoi në debat mbi Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që është pjesë e menaxhimit të Butrintit, që sipas ministrit ka investuar miliona dollarë në Shqipëri.
“Fondacioni nuk ka asnjë lidhje me asnjë lloj programi biznesi, ne nuk po shitemi për tre aspra, për të bërë gjë për vete. Kjo është punë për kombin shqiptar. Pa këta njerëz, që janë privat dhe jo publik ne nuk e mbajmë dot, atë vend, ato qytete, këtë shtet e këtë vend”, Tha Gonxhja.

Të ndryshme ishin qasjet edhe mbi qendrën e vizitorëve në Butrint, projektuar nga një kompani japoneze.
“Një qendër vizitorësh që është një qendër tregtare”, tha Zhupa.

“Shqetësimi që ata kanë pasur në lidhje me parkimin që do të vendosej në disantë nga parku janë marrë në konsideeratë dhe janë pjesë e komunikimit me bashkitë”, tha Gonxhja.
Butrinti, pjesë e listës së pasurisë së Botërore të UNESCO-s pritet të menaxhohet me një formulë të re, çka ka ngjallur debate dhe ka ngritur shqetësime edhe në UNESCO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb