TIRANË

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Taulant Balla, i cili sulmoi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim në lidhje me protestën e banorëve të zonës  së “Astirit” përpara Kuvendit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Zhupa shkruan se Prokuroria është kthyer në një vegël të Ramës, e cila në vend që të hetojë  tenderin abuziv tek “Unaza e Re” ajo heton njerëzit, të cilët po mbrojnë  djersën e tyre.

“Prokuroria vegel ne duart e Rames!Nuk ka nisur ende hetim per tenderin abuziv dhe korruptiv te unazes se re, te denoncuar me fakte nga Partia Demokratike. Por sipas mikut te krimineleve Taulant Balla, prokuroria po heton protesten e njerezve te ndershem per shtepite e tyre. Turp! Po vjedhin 2.2 miliard euro me koncesione, 40 milion euro me 2.2 km rruge, e sulmojne nga salla e kuvendit qytetaret qe po u prishin shtepite”, shkruan ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb