TIRANE

Pas deklaratave që bëri sot kryeministri Edi Rama në lidhje me protestën që ndodhi tek Kuvendi, ku policja Ina Nuka u plagos rënë, vjen reagimi nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ Zhupa tha se Rama nuk e fsheh dot megavjedhjen 40 milion euro duke përdorur fatkeqësinë e Ina Nukës. Sipas zëdhënëses së PD-së sot Rama foli gjatë duke sharë policinë e djeshme falë punës se secilës nën drejtimin e Lulzim Bashës ne vitin 2010 bëri të mundur lëvizjen pa viza.



REAGIMI I ZHUPËS
Edi Rama se fsheh dot megavjedhjen 40 milion euro duke përdorur fatkeqësinë e Ina Nukës. Edi Rama po përdor policine per ta mbrojtur nga lidhjet me krimin dhe skandalet e vjedhjes se parave publike.
Ne 4 vjet Edi Rames i është refuzuar dy here hapja e negociatave me arsyen e kanabizimit te vendit, kriminalizimit te shtetit e korrupsionit.
Mediat boterore tregojne raste te pazarit te kanabisit mes policise dhe trafikanteve.

Mbare Europa e pa se si ish ministri i Brendshëm i Edi Rames, Sajmir Tahiri eshte nen hetim per bashkpunim me trafikantet e droges. Nje tjeter ish minister, Fatmir Xhafa, ia kishte fshehur drejtesise dhe e kishte mbrojtur ne punen si kryetrafikat ne Vlore vellain e tij te denuar ne Itali me burg per trafik droge.
Cdo njeri e pa me ze dhe figure sesi Vangjush Dako bashkepunonte me krimin per blerje votash me dijenin dhe nen mbrojtjen e policise.
Edi Rama ka nje pjese te madhe te kupoles se policise ne kerkim per bashkepunim me trafikantet e droges.
Sot foli gjate duke share policine e djeshme fale punes se seciles nen drejtimin e Lulzim Bashes ne vitin 2010 (vit qe i referohet Rama) beri te mundur levizjen pa viza.
A mund te liberalizoheshin vizat me një polici siç e përshkruan Rama? Kurrë. Por ai gënjen siç ka bere për çdo gjë deri me sot.
Me gënjeshtra e mashtrime kërkon të mbulojë të vërtetat botërisht të ditura tashme;
Policia e Edi Rames u kthyer ne roje arash me kanabis, punëtore ngarkim shkarkimi e hashashit, ne siguri për laboratorët e drogës nga Elbasani, Durrësi e Kukësi e se fundi ne mjet për t’u mbyll gojën qytetareve te zonës se Astirit e për te garantuar vjedhjen e 40 milion eurove për 2 km rruge.
Mjafton te shohim raportin e CIA-s 2018 per te kuptuar ku është Shqipëria me Edi Ramen:
-Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.
– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.
– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit
– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.
– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”.
Ina se shpeton dot Ramen. Turp per te qe perdor fatkeqesine e saj per te vjedhur 40 milion euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb