Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një posti në “Facebook” ka sulmuar kryeministrin Rama pas publikimit të disa pamjeve me një familje të varfër.

Duke listuar një sërë problematikash, Zhupa theksoi se Rama po përdor mjerimin e shqiptarëve për të bërë propagandë.

Ajo shton mes tjerash se Rama i përjashtoi të varfrit nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa sot përpiqet të bëjë rolin e shpëtimtarit.

“Edi Rama na solli edhe sot pamje nga një familje e varfër. Për 5 vjet në pushtet i ka mohuar, harruar madje dhe përbuzur duke i quajtur dembela. E mbani mend reagimin e tij kur opozita dhe Lulzim Basha ia tregonin një nga një familjet në mjerim, te cilave u kishte hequr dhe ndihmen ekonomike. Sot kur qeverisjes se tij po i vjen fundi, na sillet si shpetimtare.

“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shemb 600 shtëpi vetem keto dite duke i lene njerezit ne rruge dhe na thote se do ndertoj nje.

Ka planifikuar t’ju heq buken e gojes 40 mije familjeve gjate vitit te ardhshem duke i hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe na thote se do kujdeset per nje familje.Mbyll mijera vende pune dhe na thote do i gjej pune nje kryefamiljari. Ky eshte kryeministri fasade i Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande.

Edi Rama nuk mashtron dot me shqiptaret duke u sjelle si bamires. 79% e te rinje duan te largohen si pasoje e keqqeverisjes se tij. Varferia, mjerimi, pamundesia, emigrimi masiv, mbajne vulen e tij”, shruan ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: