Plluq, plluq, plluq…Enigmës që fshihet pas zhurmës irrituese të rubinetit të ujit që pikon sapo i është dhënë përgjigje nga studiuesit, që propozojnë një mjet të thjeshtë për ta korrigjuar, solucion për larjen e enëve.

Nuk është pika e ujit në vetvete që gjeneron këtë zhurmë bezdisëse kur bie në sipërfaqe të lëngshme, por lëkundja e një flluske të vogël ajri krijuar gjatë impaktit dhe zvarritjes mbi sipërfaqe, nënvizojnë hulumtuesit në një studim të publikuar në “Scientific Reports”.

“Në mungesë të flluskës, nuk ka zhurmë”, deklaroi Peter Jordan, studiues CNRS në Institutin Prime atashuar në Universitetin e Poitiers dhe bashkëautor i studimit.

“Duke u lëkundur, kjo flluskë ajri vibron në sipërfaqen e ujit. Kjo e fundit reagon si një boks akustik, që gjeneron zhurmën që njohim të gjithë”, shton ai.
Një plluq, pluq e shkurtër, e qartë dhe e mprehtë, që të bën nervoz gjatë natës.

Një prej autorëve të studimit, Anurag Agarwal, nga departamenti i Inxhinierisë në Universitetin e Cambridge, u interesua për këtë çështje pasi ishte shqetësuar nga zhurma e një rrjedhjeje të vogël uji që vinte nga çatia e shtëpisë së një miku.

“Ndërkohë që nuk arrija të flija për shkak të zhurmës së ujit që binte pikë pikë në një kovë, fillova të mendoj për problemin”, tregon ai, raporton atsh.

Ai e bisedoi këtë me mikun e tij dhe një studiues tjetër.
“Ne u habitëm kur zbuluar se askush nuk kishte gjetur shkakun e këtij tingulli”, nënvizoi Anurag Agarwal.

Megjithatë, tingulli i prodhuar nga një pikë uji që bie në sipërfaqe uji është një objekt i kuriozitetit shkencor”, kujton studimi.

Mekanizmi është tashmë i njohur. Në momentin e impaktit, formohet një lloj kaviteti, më pas emetimi i një currili të vogël ujë dhe krijimi i një flluske ajri.

Studiuesit kanë kryer vlerësime me një mikrofon për analizimin e tingullit të përhapur në ajër dhe një hidrofon për të interceptuar atë që përhapet në ujë. Përfundimi: “Pak solucion për larjen e enëve në ujë mund të zgjidhë potencialisht problemin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb