Kishte pasur propozime për ta kthyer shtëpinë e Lee Kuan Yew Kryeministrit të Singaporit, i cili është konsideruar edhe themeluesi i shtetit në një muze, por në testamentin e tij, ai kishte kërkuar që ajo të prishej.

Në rast se kjo dëshirë nuk do të plotësohej, ish-kryeministri në testamentin e tij shkroi: “Nëse fëmijët e mi nuk janë në gjendje ta prishin shtëpinë si rezultat i ndonjë ndryshimi në ligj, apo rregullore që i detyron ata të veprojnë ndryshe, dëshiroj që shtëpia të mos u hapet kurrë të tjerëve, përveç fëmijëve të mi, familjeve dhe pasardhësve të tyre.”

Shtëpia njëkatëshe e ndërtuar nga një tregtar hebre më shumë se 100 vjet më parë, ishte vendi ku kishin marrë jetë kthesat më të rëndësishme në historinë e Singaporit.

Në një intervistë në vitin 2011 Lee Kuan Yew shpjegoi dëshirën e tij “kam parë shtëpi të tjera, si ajo e Nehru-t, apo Shekspirit. Kudo ku ato ndodhen krijojnë rrëmujë e zhurmë duke prishur cilësinë e jetës së banoreve përreth”.

Ai ishte i bindur që njerëzit nuk pavdeksohen nëpërmjet muzeumeve, por nga vepra që lenë pas. Vetëm të vdekshmit e zakonshëm e kishin të veshtirë të kuptonin që ai e kishte ndërtuar tanimë muzeumin tij.

Ai ishte Singapori, i cili nën lidershipin e tij u shëndrua nga koloni në një nga shtetet më të fuqishme të Botës.

Për Kadarenë, Lasgushin apo Migjenin çdo muze apo varr i caktuar apo dizenjuar nga të vdekshmit e zakonshëm si Kryeministri i cili për të gjetur një ide brilante “endet posht’e lart, për të gjetur një vend që Kadarenë të lëshojë…”, krijon vetëm zhurmë e rrëmujë, sepse muzeun e pavdekshmërisë ata ishin të zotët si rrallëkush ta ngrihnin vetë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb