Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër pasardhësin e tij Edi Rama lidhur me vizitën e këtij të fundit sot në Ministrinë e Brendshme pas emërimit të Sandër Lleshit zyrtarisht zv/ministër i Brendshëm. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha e ka cilësuar Ramën me Ramiz Alinë.

“Sot pas 27 viteve pas rrezimit te Sander Lleshit si minister nga Presidenti i Republikes, Rama, i tmerruar dhe i dhj.. shkoi ne ministrinë e Brendshme me refrenin vajtues”, shkruan Berisha.

REAGIMI I BERISHËS
Kallam Deshtakut po i vjen ngordhja!
Njelloj si Ramiz Alia pas rrezimit te shtatores te Enverit, ai vizitoi sot ministrine e brendshme.
Te dashur miq, ne shkurt te vitit 1991, pas rrezimit te shtatores se diktatorit Enver Hoxha, Ramiz Alia, ne panik dhe terror te thelle, nga frika e zvarritjes, i perlotur shkoi te qante hallet ne ministrine e brendshme.
Sot pas 27 viteve pas rrezimit te Sander Lleshit si minister nga Presidenti i Republikes, Rama, i tmerruar dhe i dhj.. shkoi ne ministrine e brendshme me refrenin vajtues: ah gjysem minister ti qe ishe minister, ti nuk je me gjysem minister por minister dhe super minister dhe ti do t’ja kalosh edhe vet Saje Qorrit.
Duke dale ju muaren kembet dhe desh theu qafen. Fund i keq e pret!! sb

(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb