Zhvillime të rëndësishme te Tirana. Klubi kryeqytetas do të vijojë bashkëpunimin me Ermal Metën.
“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, ka shkruar klubi bardheblu.
19-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në këtë edicion. Në sezonin 2023/2024, Meta është aktivizuar në 21 takime.
(J.S/BalkanWeb)