Agim Nesho, zv.Kryetar i PL-së, në studion e emisionit ‘Open” në News24 duke folur për zhvillimet politike në vend përgjatë 2024-ës, tha se Ilir Meta ishte një lojtar në politikë dhe Edi Rama donte eliminimin e tij politik.

“Arrestimi i Metës ishte një akt fashist, u bë për dy arsye: së pari që të goditej opozita dhe së dyti ishte një hakmarrje personale e Edi Ramës”, tha Nesho.

Ai u shpreh se kjo ngjarje ka bërë që të kemi një bashkim sot në frontin opozitar. “PL ka qenë partia e 3-të në vend, por nuk humbet rolin e partisë lider. Tani flitet për partitë e reja, që kanë kryetarë të talentuar, unë i kam qejf secilin prej tyre, por a kanë emra të tjerë, kanë figura të tjera përveç kryetarëve? Unë mendoj se duhet të bashkohen të gjithë në një front, duke lënë mënjanë tekat politike. Kushtet ik ti, të vij unë nuk qëndrojnë. Kryesorja është vota”, tha Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb