Studentët e Universitetit Luarasi u diplomuan sot përmes një ceremonie të veçantë, pas përfundimit të studimeve në Bachelor dhe Master. Rektori i Universitetit Luarasi, Ethem Ruka u shpreh në fjalën e tij se studentët që përfundojnë studimet te Luarasi i kanë dyert e hapura për punësim.
Ai ka dhënë lajmin se janë finalizuar 3 programe studimi me London School Of Economics dhe nga viti i ardhshëm akademik do të nisin studimet në tre programe në bashkëpunim me LSE. Një risi kjo për sistemin arsimor shqiptar të cilën Luarasi e ka bërë realitet. Ruka falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për mbështetjen që i kanë dhënë “Luarasit” për të realizuar këtë projekt në bashkëpunim me universitetin më prestigjioz të Britanisë së Madhe.
“Dua të ndaj me ju një lajm shumë të gëzuar për Luarasin. Ne kemi marrë lejen nga Ministria e Arsimit për vitin e ardhshëm akademik për të hapur tre programe studimi në bashkëpunim me një nga universitetet më të mira britanike, ndoshta më të mirat në botë dhe ky universitet quhet London School of Economics dhe ata që mbarojnë këtë shkollë i kanë dyert të hapura kudo. Por që ta mbarosh këtë shkollë atje duhet t’i kesh edhe xhepat plot, por ne këtë shkollë e kemi sjellë në Shqipëri për fëmijët tanë, maturantët që do të shkollohen vitin tjetër. E dini kush është ideatorja e këtij bashkëpunimi? Është një zonjë e nderuar, krejtësisht e veçantë që është këtu në sallë, është Fabjola Hysenbelliu që është Presidente e Universitetit Luarasi, e cila është një studente e shkëlqyer e Shkollës Ekonomike të Londrës. Ajo e ideoi, ajo e ngjizi këtë bashkëpunim dhe pastaj ishte detyra e ekipeve të Luarasit të punonin me shumë përkushtim nën drejtimin e profesoreshë Ani Dashos sepse nuk ishte një gjë e lehtë, por sot është bërë realitet falë dy njerëzve që gjej rastin t’i falenderoj, kryeministrin Edi Rama dhe së dyti, ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu të cilët na kanë mbështetur fuqimisht në realizimin e këtij projekti dhe ne jemi në rrugë të mbarë për ta filluar vitin e ardhshëm”, u shpreh Rektori i Universitetit Luarasi, Ethem Ruka.
Pjesë nga fjala e Rektorit të “Luarasit”, Ethem Ruka:
“Çdo fund ka një fillim. Ju po lini auditoret e Luarasit dhe po nisni rrugëtimin e jetës. Nuk është i lehtë, është një rrugëtim i vështirë. Të mençurit thonë se ata që rendin drejt suksesit rrugën nuk e kanë të shtruar me petale trëndafili, por kanë shumë gjemba. Kush pretendon të këpusë një trëndafil, patjetër që duhet të durojë edhe gjembat që merr në duar. Ky është rrugëtimi juaj. Por mos u trembni, është me plot sfida, zhgënjime, dështime dhe të arrish te suksesi nuk është kaq e lehtë. Shikoni njëri-tjetrin sa të bukur jeni. A e dini se midis jush mund të jetë një President i ardhshëm i Republikës. Se disa mund të jetë kryeministra, mninsitra, deputetë, mund të jeni eurodeputetë. Shqipëria po i afrohet edhe familjes europiane. Nga këta të drejtësisë që janë këtu përpara mund të ketë që do të bëhen kryetar të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Apelit, gjykatave Speciale. Ata të ekonomikut mund të kemi ndonjë që bëhet Guvernator i Bankës, drejtor bankash, CEO, koorporatave të mëdha. Vajzat dhe djemtë e mrekullueshëm të Teknologjisë së Informacionit kanë jetën tonë. është epokë digjitale dhe e ardhja na ka rezervuar gjëra që nuk i imagjinojmë. Dhe gjithmonë e ardhmja shikohet me optimizëm por edhe me dyshim. Ne i kemi sytë te ju që të na shpëtoni nga Inteligjenca Artificiale nëse një ditë ajo barazohet me inteligjencën humane dhe e kapërcen këtë limit, do të ishte drama më e madhe e shoqërisë njerëzore. Dhe për më tepër, luftërat bëhen me armë sot, por luftërat janë të heshtura që nuk dallohen. Është lufta në fushën e informacionit, vjedhje informatash, për dezinformim, për bllokime. Dhe pikërisht ato djem dhe vajza janë garanti ynë për teknologjinë e informacionit sot dhe nesër. Një i mençur ka thënë: Njeriu është skuptori i vetes. Secili prej nesh skulpturon veten, e bën më të mirë, me më shumë dinjitet, e bën qyhtetar, prandaj mund të thuhet se nuk jemi skllevër të fatit, por ne jemi zotër të fateve tona dhe ju pa asnjë dyshim me kurajo, guxim, trimëri duhet të ndiqni rrugët e fatit tuaj dhe të karrierës tuaj në të ardhmen.
Ju prindër që keni mbushur lozhën tonë lart dhe këtu poshtë, por edhe ata që nuk janë në këtë sallë për arsye objektive por që e ndjekin nga ekrani i Neës24, ne jemi vetë prindër dhe e kuptojmë se çfarë thotë zemra juaj kur shikoni fëmijët tuaj të mrekullueshëm që rriten, mençurohen, që marrin fatin e tyre të jetës në dorë. Ne e bëmë detyrën tonë! Ju morëm të gjithëve maturantë dhe sot po ju nxjerrim, juristë, ekonomistë, specialistë për TIK, sigurinë kibernetike, rendin dhe sigurinë publike, financiarë, infermierë, specialistë të bankave, stomatologë e farmacistë të shkëlqyer. Ne e kemi mbaruar detyrën tonë por ne nuk do t’ju lëmë vetëm asnjëherë sepse një Universitet i mirë e ndjek produktin e vet pas ku do të përfundoni. Dhe ju jeni miq të Luarasit, do ktheheni në ato auditore që sapo i keni lënë.
Po kthehem pak mbrapa, në vitin 2003 kur u hodhën themelet e Luarasit. E themeloi një burrë i urtë, i mençur, i ditur që ngriti një institucion dinjitoz, të pastër dhe me shumë vlerë. Por ekonomistët na kanë mësuar se në ekonominë e tregut gjithçka shitet dhe blihet dhe një ditë ky institucion kaloi në duart e grupit Hysenbelliu me President zotin Irfan Hysenbelliu. Që nga ajo ditë ky institucion u rrit në mënyrë sfiduese, megjithëse kanë kaluar 21 vite, dy dekada për të kuptuar se ky institucion u rrit në mënyrë të shëndetshme dhe kaloi sfida pafund, nga një kolegj universitar sot është Universitet me emër, që ka fituar besimin e opinionit publik në Shqipëri dhe kjo është shumë e rëndësishme, i ka rezistuar me shumë sukses konkurrencës së egër në tregun e arsimit të lartë se janë shumë universitete dhe shumë i suksesshëm për produktin e tij, për ju, për studentët, të cilët në një masë gati 80% për pak muaj arrijnë të punësohen dhe ky është një sukses i jashtëzakonshëm. Jemi krenarë për studentët tanë të shkëlqyer në drejtësi të cilët kanë fituar me meritë konkurset për të gjitha shkollat e drejtësisë në Shqipëri, por edhe në rajon e kanë arritur deri në Këshillin e Europës e Bruksel. Dhjetëra studentë kanë hapur dyert e shkollës së magjistraturës dhe sot punojnë në nivelet e ndryshme të sistemit të drejtëisë dhe sipërmarrje të ndryshme private e publike. Ja pra, ky është Luarasi, ky është Luarasi ynë, Luarasi juaj të cilin do ta mbani në zemër për jetë. Do të mburreni me diplomën e Luarasit, do të mburreni me logon e Luarasit. Unë jam i bindur që ende nuk e keni kuptuar por nesër kur të trokisni për të hapur dyert atëherë do ta kuptoni se sa vlerë ka një diplomë e Universitetit Luarasi.
Ne ju mësuam si hapen dyert, por nuk do të vimë t’i hapim dyert, është radha juaj të hapni dyert e rrugës tuaj të suksesit. Besoj e keni dëgjuar që Qeveria shqiptare kërkon ndërkombëtarizimin e shkollave të larta shqiptare. Ne kemi vetëm një rrugëtim dhe një stacion për të arritur, Brukselin. Por që të arrijmë atje secili duhet të japë kontributin e tij dhe veçanërisht arsimi i lartë në Shqipëri. Luarasi është një forcë e gjallëë që nuk e njeh stanjacionin, por vetëm ndryshimin. Ndërkombëtarizimi fillon që nga lektorët e huaj, ekspertët e BE, që nga profesorë europianë dhe amerikanë që vizitojnë Luarasin dhe mbajnë leksione, fillon me projektet e përbashkëta rajonale e europiane, me shkëmbim pedagogësh e studentësh dhe mbi të gjitha kur arrijmë marrëveshje që rrisin kualitetin e Luarasit kjo është një gjë akoma më e rëndësishme. Ju keni dëgjuar për Akademinë e Sigurisë Kibernetike e ngritur në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mira Izraelite dhe ai që merr diplomën e kësaj akademie është një ekspert ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes kibernetike. Dua të ndaj me ju një lajm shumë të gëzuar për Luarasin. Ne kemi marrë lejen nga Ministria e Arsimit për vitin e ardhshëm akademik për të hapur tre programe studimi në bashkëpunim me një nga universitetet më të mira britanike, ndoshta më të mirat në botë dhe ky universitet quhet London School of Economics dhe ata që mbarojnë këtë shkollë i kanë dyert të hapura kudo. Por që ta mbarosh këtë shkollë atje duhet t’i kesh edhe xhepat plot, por ne këtë shkollë e kemi sjellë në Shqipëri për fëmijët tanë, maturantët që do të shkollohen vitin tjetër. E dini kush është ideatorja e këtij bashkëpunimi? Është një zonjë e nderuar, krejtësisht e veçantë që është këtu në sallë, është Fabjola Hysenbelliu që është Presidente e Universitetit Luarasi, e cila është një studente e shkëlqyer e Shkollës Ekonomike të Londrës. Ajo e ideoi, ajo e ngjizi këtë bashkëpunim dhe pastaj ishte detyra e ekipeve të Luarasit të punonin me shumë përkushtim nën drejtimin e profesoreshë Ani Dashos sepse nuk ishte një gjë e lehtë, por sot është bërë realitet falë dy njerëzve që gjej rastin t’i falenderoj, kryeministrin Edi Rama dhe së dyti, ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu të cilët na kanë mbështetur fuqimisht në realizimin e këtij projekti dhe ne jemi në rrugë të mbarë për ta filluar vitin e ardhshëm.
Falenderoj të gjithë stafin akademik të Luarasit, shumica janë të rinj që shikojnë përpara të doktoruar në universitetet më të mira të Europës ose janë në proces doktorimi. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia dua të falenderoj një njeri të veçantë por edhe mikun tim, zotin Irfan Hysenbelliu. Dua ta falenderoj publikisht për një gjë të rëndësishme. Biznesmenët duan të fitojnë, padyshim, bëjnë pallate, rrugë, tunele, por janë të paktë ata që investojnë në fushën e dijes dhe zoti Hysenbelliu ka investuar në fushën e dijes dhe kjo do të thotë të ndërtosh një të të ardhme më të mirë se kjo e sotma. Faleminderit zoti Hysenbelliu, faleminderit të gjithëve! E lash letrën menjanë dhe fola me fjalë zemre, paçi fat dhe u bëfshi më të mirë se ne! Rrugëtim të mbarë!”
Ndërsa pedagogia e Luarasit, Denisa Kele e cila edhe moderoi ceremoninë e diplomimit, tha se “studentët sot dalin nga dyert e Luarasit me një armë të fuqishme, dijen që keni marrë këtu”. “Pavarësisht rrugës që do të ndiqni, dijeni që do të jeni në gjendje të përballoni çdo sfidë”, tha ajo.
(BalkanWeb)