Nga Fatmir Popja
Në qytetin e Elbasanit ashtu siç është bërë traditë është zhvilluar trofeu “Dita e Verës” në çiklizëm, një aktivitet që ka tërhequr vëmendjen e shumë pasionantëve të këtij sporti. Më shumë se 70 sportistë nga 10 ekipe të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë në këtë aktivitet duke përfshirë gara për grupe të ndryshme moshash nga të rinjtë deri tek veteranët.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ishte i pranishëm në këtë aktivitet i cili gjithnjë ka mbështetur organizimin e ngjarjeve të këtij lloji në qytetin e tij. Aktiviteti ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar sportin dhe për të bashkuar komunitetin. Ndërsa Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit ,Skender Anxhaku vlerësoi përkushtimin e sportistëve pjesmarrës në këtë garë si edhe falënderoi bashkinë dhe Klubin Sportiv Shumësportësh Elbasani për mbështetjen e këtij aktiviteti i cili ishte pjesë e aktiviteteve në kuadër të festimeve gjatë “Javës së Verës”. Në fund të garës, u shpallën fituesit e çdo discipline.
Fituesit:
• U 23 Elite: Olsion Veliaj (Tirana) – 19’52’’
• Junior: Leo Piku (Studenti) – 25’40’’
• Kadet: Luis Margjoni (Vllaznia) – 32’32’’
• Femra: Marsela Luzi (Teuta) – 45’06’’
• Veteranë: Petrit Doçi
Ky eveniment ishte një sukses i madh, duke e bërë Elbasanin një qendër të rëndësishme për zhvillimin e çiklizmit në Shqipëri.