Në ndeshjen e tij të parë si titullar, Armando Broja nuk ishte brilant, por as nuk stonoi, praktikisht si e gjithë pjesa tjetër e Everton. “Bomberi” kuqezi shfaqi sinjale pozitive përballë Nottingham, u përpoq të bënte diferencën me shpejtësinë e tij, por në asnjë rast nuk ishte i saktë.

Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 75-të, duke u vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6,7, tentoi 3 herë por pa mund të gjejë kuadratin. Realizoi 13 pasime të sakta nga 17-të.

Sofascore
Sofascore

Për fat të keq, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Everton pësoi një humbje 0-2 brenda në shtëpi, me Nottingham që e sheh tashmë veten në vendin e dytë në Premier League.

 

Trajneri Sean Dyche vlerësoi paraqitjen e parë të Brojës si titullar, në sytë e tij sulmuesi kuqezi mund të bëhet i rëndësishëm për ekipin e tij për pjesën e mbetur të sezonit: “Ai ka punuar për ta merituar këtë, një fanellë titullari. Ishte pak i nxituar, por ai do të bëhet më i fortë. Ai ka punuar shumë dhe kjo ishte një shpërblim për të. Ne mendojmë se ai është një lojtar i mirë, unë mendoj se ai do të rritet shumë”, u shpreh trajneri i Everton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb