Karriera e Eros Grezdës ka prekur fundin pasi që prej kalimit të tij te Gllasgou Rejxhërs, mesfushori shqiptar nuk ka arritur jo vetëm që të bindë, por tashmë është kthyer dhe në një çështje disiplinore në skuadrën skoceze. Anësori i Kombëtares kuqezi nuk arriti të ketë impaktin e duhur në ligën ishullore ndërsa muaj pas muaji ka shënuar regres.

Grezda E
Grezda E

Ai ka humbur vendin në ekipin e parë dhe aktivizohet me ekipin e të rinjve, çka nuk ka ndikuar aspak mirë edhe psikologjikisht te 24-vjeçari, i cili së fundmi është bërë protagonist negativ në ndeshjen ndaj Balimenas duke detyruar Rejxhërsin të hapë një hetim karshi tij. Grezda ka pështyrë në fytyrë kundërshtarin e tij dhe në fund të sfidës nuk ka pranuar ta takojë atë. Për gjakovarin pritet një dënim i rëndë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: