Nuk kanë fund telashet për Tiranën në prag të derbit të madh të kryeqytetit kundër Partizanit, ku do të jetë udhëtuese në “Air Albania Stadium”, sfida më e rëndësishme e kampionatit shqiptar që do të luhet në stadumin më modern në vend të premten në orën 19:00.

Pas Elton Kales, që plotësoi numrin e kartonëve të verdhë ndaj Kukësit, sulmuesit Dunga të dëmtuar dhe Tefik Osmanit që është ende në dyshim, dëmtimi i Hasanit është padyshim lajmi më të rëndë për kryeqytetasit

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb