MAQEDONI

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur bindjen se partia që ai drejton do vijojë betejën në Kuvendin e Maqedonisë me qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve , por edhe të gjuhës në kushtetutë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e femrës së ASH-së , Sela  theksoi se qëllimi i vetëm i partisë së tij është forcimi i kapaciteteve politike të shqiptarëve.

“Ne nuk pranojmë definicione në kushtetutë siç janë bërë dikur që na titullojnë vetëm si pjesë populli që jetojmë këtu në Maqedoni. Sepse ne edhe kemi jetuar, edhe do të vazhdojmë të jetojmë këtu.

Qëllimi i këtyre definicioneve dhe atij definicionit pa emër për gjuhën shqipe që ka karakterin dhe idenë e diçkaje të përkohshme, është që një ditë kur të mos jetojmë, të ngelë dhe të ndërtohet shtet njënacional maqedonas.

Prandaj ne jemi këtu të organizuar politikisht, i ngjeshim radhët dita ditës në mënyrë që t’i pamundësojmë që këto padrejtësi të ndodhin”, tha Sela.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb