Hyrje dhe dalje të shumta. Zidan ka bërë të qartë në tavolinën me presidentin Perez përpara firmosjes se kërkon të ndëtojë një ekip të denjë për ta rikthyer Realin e Madridit në majën e Europës, por për ta bërë këtë duhet shpenzuar.

Një nga dëshirat më të mëdha të francezit është Sadio Mane, ylli senegalez i Liverpulit, që së bashku me Salah e Firminon, e kanë shndërruar sulmin e Liverpulit në një nga më potentët në kontinent.

26-vjeçari u ble nga Liverpuli për shumën e 34 milionë paundëve. Shuma që Perez duhet të derdhë te Liverpuli duhet të jetë jo më pak se 100 milionë euro, por në radhë të parë duhet bindur trajneri Jurgen Klop për ta lënë të lirë senegalezin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb