Zinedine Zidane nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes ndaj PSG. Francezi ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti mirë pasi i mungoi intensiteti në atë humbje turpëruese 3-0 .

Angel Di Maria me dy gola dhe Meunier me një gol i siguruan PSG-së   një fitore bindëse kundër Real Madridin në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin A në Ligën e Kampionëve. Francezët luajtën pa treshen sulmuese Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani

Duke folur pas ndeshjes, Zidane tha se lojtarët e tij nuk i kryen detyrat e ngarkuara.

“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por edhe ne nuk e kryem detyrën tonë. Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbur shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat”, tha Zidane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb