Mediat spanjolle janë fokusuar ndjeshëm në këtë periudhë me atë që do të jetë Real Madridi i sezonit të ri. Natyrisht, që vëmendja u rrit edhe më pas rikthimit të Zinedin Zidan, francezit që fitoi 3 Champions League me “Los Blancos”. Sipas të përditshmes “AS”, ndryshe nga dy javë më parë, gjërat kanë ndryshuar në portën madrilene.

“AS” saktëson se nuk do të jetë Tibo Kurtua portieri që do të largohet nga Reali, por Kejlor Navas, me belgun, që do të jetë titullari fiks i skuadrës kryeqytetase. Zinedin Zidan ia ka komunikuar vendimin e tij drejtuesve të “merengues”, duke i hapur rrugën Navasit, me gardianin kostarikan, i cili nuk ka pranuar të jetë më rezervë dhe mund të kalojë në Premier Ligë në verë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: