Marcelo, Toni Kroos, Casemiro dhe Karim Benzema zhvilluan njëndeshje të madhe përballë Atletiko Bilbaos nël fundjavë duke e bërë të qartë  se duan që e ardhmja e tyre të jenë në Santiago Bernabeu. Keylor Navas ishte njëri nga ta që po ashtu tregoi një paraqitje të madhe, duke ia mohuar Inaki Williamsit golin me një pritje të shkëlqyer, duke i bërë tifozët të duartrokasin, , shkruan Marca.

Marcelo gjithashtu e ngritur nivelin e lojës pas besimit të dhënë nga Zinedine Zidane, ndërsa tregoi edhe një herë atë që ai ndjen me fanellën e klubit mbretëror.

“Nuk kam asgjë për të thënë për të ardhmen time, sepse të gjithë e dinë se sa i lumtur jam unë që e veshi këtë fanellë”. “Madridi është shtëpia ime”, deklaroi Marcelo. Në mesfushë, Kroos dhe Casemiro gjithashtu iu dhanë përgjigje thashethemeve duke bindur me parqqitjet e tyre.

Luka Modric, gjithashtu, ka qenë i qartë se ai nuk shkon askund, dhe se planifikon vetëm të luajë edhe më shumë ndeshje për Los Blancos.

Benzema po tregon njl formë të shkëlqyer duke hedhur poshtë çdo pretendim për njlë largium të tij nga ‘Santiago Bernabeu’. Tashmë trajneri Zidan është në dilemë për të ardhme e gardës së vjetër që i kanë sjellë madrilenëve shumë trofe në vitet e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb