Zinedin Zidan i ka hapur dyert realizimit të ëndrrës verore të tifozëve të Real Madridit, që duan të shohin me fanellën e bardhë anësorin e Çelsit dhe atë të Paris Sën Zhërmenit. Belgu Hazard dhe braziliani Nejmar, janë prioritete të trajnerit francez, që i përkëdhel të dy në konferencën e fundit për shtyp.

“Nejmar ëndërron të luajë me Hazardin? Reali i Madridit është një klub ku ëndrrat e lojtarëve bëhen realitet. Është një klub i rëndësishëm dhe shumë duan që të luajnë një ditë këtu. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjithë lojtarët janë të përshtatshëm, edhe për mua thonin se nuk mund të përshtatesha me Xhorkaef,” tha Zidan.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: