Zinedine Zidane ka folur për mediat para ndeshjes në fundjavë kundër Granadas, në të cilën pritet të mungojë portieri Thibaut Courtois, ndërsa asnjë nga mbrojtësit e krahut nuk janë në dispozicion.

“Situata është ashtu si është dhe ai e di këtë. Është i fortë dhe e di se mund t’i ndryshojë gjërat. Nuk mund të vazhdohet ashtu. Duhet menduar për ndeshjen e radhës”, ka thënë trajneri lidhur me Courtois.

Lidhur me debatin për portierin startues, ai tha: “Gjithmonë ka debate. Unë llogaris të gjithë lojtarët. Nuk ka lojtar që nuk mund të mbetet jashtë, as Courtois dhe as askush tjetër”.

“Njerëzit mund të flasin për gabimet e Courtois, por në tri ndeshje radhazi, ai e mbajti portën të paprekuri. Ne do të shikojmë përpara, kemi një ndeshje nesër dhe do të shohimsi do shkojnë gjërat”, ka deklaruar Zidane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb