Legjenda e futbollit, Zinedine Zidane, ka lavdëruar kapitenin legjendar të Liverpoolit, Steven Gerrard, duke thënë se e shihte vetën tek ai. “Ai është një lojtar për të cilin kam menduar shumë dhe të cilin e vlerësoj shumë. Këtë gjë nuk mund ta them për të gjithë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Pse më ka pëlqyer aq shumë? Ndoshta sepse te ai shihja diçka që ma kujtonte veten. Ai bënte shumë zhurmë në fushë por ishte shumë i qetë jashtë saj, që do të thotë se ai ishte një person modest jashtë fushave, që thoshte atë që kishte nevojë”.

“Ai ka preferuar të flasë në fushë, duke e përdorur zërin e tij, shpirtin luftarak dhe mbi të gjitha aftësitë me top, të cilat e bënin dallimin në çdo ndeshje”, ka shtuar francezi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: