Revolucioni në Madrid është projektuar që në momentin kur Zinedine Zidane u rikthye në krye të Realit. Klubi spanjoll ka nisur një fushatë të nxehtë transferimesh duke afruar në kryeqytet lojtarë si Hazard, Rodrygo, Mendy, Militao e Jovic por me sa duket Zidane nuk është ende i përmbushur, merkato e Realit nuk quhet e kompletuar pa ardhur minimalisht dhe një tjetër mesfushor.

El Rompecabezas De Zidane
El Rompecabezas De Zidane

Zidane ka në dispozicion tre mesfushorë klasi si Kroos, Modric dhe Casemiro por i duhet dhe një 4-ët për ta konsideruar të plotësuar konfigurimin që ai ka në mendje. Francezi kërkon në merkato një mesfushorë për të rritur konkurrencën por dhe për ti dhënë më shumë opsione fazës ndërtuese.

Zidane
Zidane

Në tavolinën e Perez qëndrojnë katër emra të rëndësishëm, Pogba, Eriksen, Van de Beek dhe Ndombele. I pari është padiskutim preferenca e parë e Zidane por dhe opsioni më i vështirë dhe më i kushtueshëm. I vështirë pasi në garë për Pogba është dhe Juventus, në këtë pikë “Zonja e Vjetër” është në avantazh, i kushtueshëm pasi Pogba kërkon një pagë vjetore prej 17 milion euro plus vlera e kartonit të tij.

Eriksen
Eriksen

Eriksen gjithashtu është një opsion i shtrenjtë pasi kartoni i danezit vlerësohet me 100 milion euro. Van de Beek, 22-vjeçari i Ajax kushton 70 milion euro ndërsa Ndombele kushton 60 milion euro, të paktën kaq kërkon Lion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb