Trajneri i njohur, Zinedine Zidane, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se Ronaldo Fenomeni ishte më i miri më të cilin ka luajtur në karrierë.

“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri në botë sepse kam luajtur dhe jam stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë.

“Ronaldo bënte gjithçka që donte me topin. Sipas meje, ai nuk kishte asnjë dobësi. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje sa Ronaldo. Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte”.

“Kur kishte topin, vraponte me një shpejtësi prej 2000 miljesh në orë. Zakonisht, lojtarët nuk kanë shpejtësi me topin në këmbë. Ai, po. Ishte i shpejtë edhe gjatë kohës kur lëvizte me top”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb