Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka qetësuar tifozët duke u shprehur se ai ka besim te ekipi i tij.

Komentet e Zidan erdhën menjëherë pas humbjes së radhës të Real Madridit 0-1 në ndeshjet miqësore  ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Audi Cup në Munih.

Edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje parasezonale dhe u turpëruar 7:3 nga rivali i qytetit Atletico, Zidane beson se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur.

“Sot ishim më të mirë dhe çfarë duhet të bëjmë tani është të përmirësohemi çdo ditë”, tha Zidane.

“E di që e kam një ekip madhështor dhe tifozët e Real Madridit nuk duhet të shqetësohen. Ajo për çfarë ne kemi nevojë është një fitore”, tha Zidane.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb