TIRANË –Një ngjarje e rëndë është shënuar sot tek tregu Çam në Tiranë ku një sherr me grushta mes dy personave ka rezultuar me një viktimë. Policia bëri me dije për gazetarin Spartak Koka se për motive të dobëta ka gjetur vdekjen shtetasi Azem Duraku 56 vjec, ndërsa në pranga ka përfunduar autori, Florian Keta.

Ngjarja ndodhi në mesditë rreth orës 12:00, tek rruga ‘Myslym Shyri” në një prej rrugicave të tregut Çam ku Duraku, një ish-punonjës policie është konfliktuar me Florian Ketën, punonjës i njësisë bashkiake numër 10-të. Të dy rezultojnë banorë të kësaj zone. Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se sherri nisi në një lokal dhe më pas përfundoi në rrugë. Personat janë përleshur me fizikisht me njëri-tjetrin dhe pas një grushti Duraku përplaset në tokë. Rrëzimi ka qenë fatal, pasi koka është përplasur në trotuar dhe 56-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia e cilësoi krimin paraprakisht, vrasje për motive të dobëta.

(d.b/ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: