Zinedin Zidan është gati në debutimin e tij të ri në stolin e Real Madridit, por pavarësisht impenjimeve me “Los Blancos”, francezi nuk harron të përkëdhelë ish-lojtarin e tij, Kristiano Ronaldon, që të martën shkatërroi Atletikon.


“Nuk jam aspak i befasuar me atë që ka bërë në ndeshjen ndaj Atletikos. E admiroj për ndeshjen që ka bërë, chapeau”, thotë Zidan, që nuk humbet rastin të përkëdhelë Ronaldon.


Më pas ai flet dhe për dy nga beniaminët e tij, Marselon dhe Izkon. “Mund të luajnë të dy kundër Seltës. Izko dëshiron vetëm të luajë, asgjë më shumë. Marselo nuk ka luajtur shumë, por është një profesionit”.


(j.s/BalkanWeb)