Zinedin Zidan ka shtuar edhe më shumë zërat se është pranë rikthimit në pankinë. Tekniku francez, në një prononcim për mediat spanjolle ka konfirmuar se së shpejti do të dëgjohen të reja rreth emrit të tij.

“Me siguri që brenda një kohe të shkurtër do të kthehem të trajnoj, pasi është ajo që më pëlqen dhe kam bërë gjithë jetën time”, ishin fjalët e Zidan për TVE gjatë një turneu në Spanjë ku po ndiqte një aktivitet të djalit të tij të vogël.

Pavarësisht spekulimeve të muajve të fundit, kjo është hera e parë në të cilën Zidan pohon se është pranë rikthimit në pankinë, që pas largimit nga Real Madrid në fillimin e verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: