Prej kohësh në korridoret e klubit të Real Madrid dëgjohet i njëjti refren, që shkon deri në zyrën e presidentit Florentino Perez. “Dua Paul Pogba, menjëherë ose në fund të sezonit”. Është Zinedine Zidane, që përsërit pa pushim kërkesën e tij në merkato, që lidhet me transferimin e mesfushorit francez. Në fakt, Pogba ishte lojtari i vetëm I pretenduar nga tekniku, kur pranoi të ulej sërish në pankinën “merengues”.

073755571 360d30e3 9d5e 46eb 9a2c 875b49f83b1f
073755571 360d30e3 9d5e 46eb 9a2c 875b49f83b1f

Kontaktet mes tyre nuk janë ndërprerë asnjëherë, ndërsa siç raporton e përditëshmja madrilene “Marca”, vetë futbollisti dhe menaxheri i tij Mino Raiola kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë nga Manchester United për rinovimin e kontratës që skadon në verën e vitit 2021. Por problem mbetet edhe kërkesa e lartë financiare e klubit anglez që vlerëson kartonin e Pogba jo më pak se 120 milion euro.

21674806 0 Image A 17 1575211288964
21674806 0 Image A 17 1575211288964

Për këtë arsye, jo të gjithë te Real Madrid janë të bindur për këtë operacion në merkato, që mund të prishte edhe ekuilibrat e vendosur me vështirësi në këtë sezon. Pogba do të kushtonte më shternjtë se Eden Hazard, që pas nisjes nën ritëm ka marrë rolin e protagonistit te skuadra e Zidane. Për këtë arsye në klubin “los blancos” po mendojnë edhe për alernativa të tjera që do të “zbusin” qëndrimin e trajnerit të tyre. Dy janë emrat më të rëndësishëm dhe të lakuar edhe më parë. bëhet fjalë për Kristian Eriksen dhe Van De Beek.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb