SPANJE- Drejtuesit e klubit te Real Madridit janë mbledhur dhe kanë vendosur per të ardhmen e trajnerit Rafael Benitezi, pas barazimit të mbrëmshëm kundër Valencias (2-2).

Presidenti i klubit, Florentino Perez, u taua sonte me Benitezin për ti dhënë lajmin se ai nuk do të jetë më trajner i Realit, pasi lojtarët dhe stafi kanë humbur besimin tek ai, siç shkruan gazeta sportive Marca.

Vendin e tij e zë francezi Zinedine Zidane, i cili deri më tani mbante postin e trajnerit të ekipit të rezervave e Realit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka premtuar so do vërë në funksion të skuadrës edhe zemrën e tij. Ai vuri në dukje se ata duhet “të përpiqen të bëjnë më të mirën për këtë ekip që të fitojë gjë vitin e ardhshem”, duke shtuar se ndihet “shumë i emocionuar” për detyrën e re që i është ngarkuar.

“Së pari unë dua të falënderoj Presidentin tonë që më dha mundësinë e drejtimit të ekipit. Ne kemi klubin më të mirë në botë dhe tifozët më të mirë në botë, dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të përpiqemi që ekipi të fitojë dicka ne fund te vitit. Unë mund të them vetëm se do bëj gjithçka, me të gjithë lojtarët, mendoj se do të shkojë gjithçka për mirë, asgjë më shumë”,- tha Zidane në fjalimin e tij të para si trajner.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: