Me mbarimin e himnit kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i është afruar foltores dhe ka kërkuar largimin e gardës.

Nikolla ka bërë disa herë thirrje që deputetët e opozitës të zënë vendin e tyre për t’i mundësuar Presidentit Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij.

Po ashtu duket se opozitarët kanë krijuar zhurmë me një pajisje zhurmuese e cila ka ndihmuar në krijimin e kakofonisë në sallë.

Gjithashtu dy përfaqësuesit ndërkombëtarë, ambasadori britanik King Smith dhe ai gjerman Karl Bergner kanë dëshmuar gjithë momentet e tensionit mes opozitës dhe mazhorancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb