TIRANË-Bashkia e Tiranës bën me dije se kryeqyteti do të ketë monumentin e saj kushtuar viktimave të komunizmit. Ndër 11 veprat e përzgjedhura, nga 20 të dorëzuara është përzgjedhur vepra e Ilirian Shimës ajo që i përgjigjet më mirë impaktit vizual për evidentimin e terrorit komunist që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.

“11 veprat e përzgjedhura nga 20 të dorëzuara janë ajo e Emanuel Koko, Ilirian Shima, Rubin Mandia, Olend Çopani, Idriz Balani, Miço Mone, Joana Dhiamandi, Vasil Rakaj, Petraq Prifti, Adrian Pepa, Gentian, Mitat e Artan Peqini. Vepra e përzgjedhur është “Zinxhirët” e Ilirian Shimës”- bëhet me dije nga Bashkia.

Sipas autorit, zinxhirët janë simbol burgosje dhe izolimi i popullit tonë në 5 dekada. “Tendosja e tyre përçon tensionin popullor edhe pas këputjes së tyre si dhe për të ngrirë momentin final që kjo situatë të jetë e memorizuar tek njerëzit.

Ndjesia e metaltë të lejon menjëherë të ndjesh peshën, shtrëngimin prangor si dhe ftohtësinë e tyre. Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar”- shpjegon autori.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: