Është tensionuar sërish situata në bashkitë veriore të Shkodrës dhe Vaut të Dejës. Mbështetësit e opozitës kanë nisur protestat përballë KZAZ-ve, duke kërkuar lirimin e tyre nga materialet zgjedhore.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se protestuesit i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet te shkolla profesionale “Ndre Mjeda”, në Bushat të Vaut të Dejës.

Nga tensionet dhe nga molotovi i përdorur nga protestuesit kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb