BANGLADESH

Ka shkuar në 78 viktima dhe dhjetëra të plagosur bilanci i zjarrit që ra në një lagje historike në kryeqytetin e Bangladesh, Dacca.
Lajmin e bën të ditur Bbc, sipas së cilës flakët kanë rënë në një ndërtesë ku ishte një depozitë substancash kimike që ka marrë flak.

Që nga aty zjarri është shpërndarë me shpejtësi në ndërtesat aty pranë. Mes viktimave, ishin edhe disa persona që ishin në një festë beqarie në një restorant aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë pasur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të pengesave me rrugët e ngushta dhe mungesën e ujit.
Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në pallate, ashtu siç raportojnë zyrtare lokal që flasin për ‘një situatë vërtetë të vështirë’.

Vendi ku ka rënë zjarri karakterizohet nga prezenca e një numri të madh ndërtesash, të ngjitura me njëra-tjetrën dhe të ndara vetëm nga rrugë shumë të ngushta.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb