Një zjarr i madh ka rënë sot në Fier, në fshatin “Jetë e re”, në Njësinë Administrative Shegan.

Mësohet se zjarri ka djegur fillimisht disa metra mbetje urbane, duke kaluar në një plantacion ullinjsh.

Dera më tani, raportohet se janë shkrumbuar nga flakët e mëdha disa hektarë ullishte, ndërsa rrezikojnë edhe disa banesa.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por pritet që policia të nisë hetimet për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, apo si shkak i temperaturave të larta të këtyre ditëve.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: