FUSHË KRUJË

Një zjarr i madh ka rënë pak çaste më parë pranë nënstacionin elektrik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar shkaqet e mundshme.

Burime nga OSHEE i thanë ‘BalkanWeb’ se vatra e zjarrit ka rënë 5 kilometra larg nga nënstacioni elektrik dhe nuk ka asnjë rrezik për këtë nënsatacion.

“Zjarri ka rënë 5 km larg nënstacionit. Ka qenë operatori i nënstacionit qe ka njoftuar vatrën e zjarrit por që s’ka lidhje me objektin tonë”, thanë burimet.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: