Shtatë persona kanë vdekur, duke përfshirë tre fëmijë, në një zjarr që shpërtheu në orët e para të së enjtes në qytetin jugor francez të Nisës.

Prokurori lokal tha se zyrtarët po hetonin zjarrin si një sulm i mundshëm zjarrvënie. Flaka përfshiu katet e sipërme të një blloku apartamentesh në zonën Moulins të Nicës, afër aeroportit të qytetit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se tre fëmijë të vegjël ishin në mesin e viktimave dhe se policia “do të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj tragjedie të tmerrshme”. Zjarri ka rënë në katin e shtatë. Prokurori i Nice-s, Damien Martinelli u tha gazetarëve se në gjetjet fillestare, “kam hapur një hetim për aktet e zjarrvënieve si shkak i vdekjes”.

Raportet lokale thanë se shtatë viktimat ishin të gjithë pjesë e së njëjtës familje dhe fëmijët që vdiqën ishin të moshës pesë, shtatë dhe 10 vjeç. Dy persona thuhet se janë përpjekur të arratisen nga një dritare – njëri vdiq dhe tjetri është në gjendje kritike.

Një burrë i quajtur Iftahou tha për faqen e internetit të Nice Matin se ai kishte mbërritur në vendngjarje ndërsa zjarri po digjej dhe e kuptoi se nuk kishte shpresë për ata që ishin brenda.

Kreu i komunitetit Comorian në jug të Francës, Najim Maecha, tha se ai e njihte familjen dhe se ata kishin jetuar në Nice që nga viti 2013.

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi tha se numri i njerëzve të përfshirë në katastrofë ishte jashtëzakonisht i lartë. Përveç shtatë viktimave, 30 persona të tjerë kanë thither tepër tym.

“Kam kërkuar nga ministri i Brendshëm të vendosë forca sigurie për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të shmangur incidentet e reja pas kësaj tragjedie që po hetohet si zjarrvënie e mundshme,” tha ai.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb