Temperaturat e larta kanë bërë që shumë zona në jug e veri të përfshihen nga zjarri. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në Roskovec, duke bërë që shumë prej drurëve të digjen plotësisht.

Nga të dhënat e para thuhet se flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa një banesë aty pranë rrezikon të digjet. Banorët e zonës kanë zbarkuar në terren dhe po përpiqen me mjete rrethanore  të shuajnë vatrat.

Zjarrfikëset e Patosit janë nisur drejt vendit të  ngjarjes, ndërsa terreni i thyer dhe era e fortë e bëjnë të vështirë punën e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: