Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej dy ditësh masivin pyjor te Sulit.

Burime nga bashkia e Devollit bëjnë të ditur se siperfaqja e djegur është e konsideruedhme pasi vatrat kanë qënë aktive prej dy ditësh.

Mësohet se 30 forca zjarrfikse janë angazhuar duke punuar intesivisht për izolimin e vatrave ndërsa momentalisht qëndron aktive vetëm një vater.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një terren mjaft të vështirë, forcat zjarrfikse po bëjnë të mundur izolimin e vatres aktuale me mjete rrethanore pasi në brëndësi të pyllit nuk kanë mundur të depërtojnë mjetet zjarrfikse.

Nga ana tjeter, burime bëjnë të ditur se ditën e djeshme ka pasur vatra zjarri edhe në fshatin Miras,në afërsi të kufirit, por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: