DELVINË– Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në kodrat përreth fshatit Mesopotam të Bashkisë së Finiqit. Sipas informacioneve të para mësohet se  zjarri është në afërsi të fshatit duke krijuar kështu edhe rrezik per shtëpitë e banorëve përreth.

Gazetarja Shpresa Dine njofton për  BalkanWeb  se  për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë përhapja e zjarrit në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikset e Finiqit, Sarandës dhe Delvinës por edhe banorë të fshatit kanë ardhur për të ndihmuar për shuarjen e këtij zjarri të madh.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: